Për avokatin Ermal Hamataj, përfitimet dhe të këqijat që do vijnë nga bojkoti 3-ditor i avokatëve janë në raport të barabartë.
Në studion e MCN Live, Hamataj tha se sensibizimi është i nevojshëm, por shtoi se avokatët nuk janë aktorët e vetëm që duhet të reagojnë.
Sipas Hamatajt, avokatët nuk janë në luftë me gjykatën, por bojkoti që po bëhet është një formë sensibilizimi për qytetarët

Tek pjesa e kësaj shtytje të mirat e të këqijat janë 50 me 50. E mira është tek sensibilizimi, por nga ana tjetër janë qytetarët që na kanë marrë sot në telefon duke na kërkuar llogari pse janë shtyrë.
Ne nuk duhet të jemi aktorët e vetëm që duhet të mendojmë të sensibilizojmë, ok po e bëjmë, po kush do të na bashkohet.
Ne nuk e kemi luftën me gjykatën. Nuk kërkojmë t’i prishim punë, është formë sensibilizimi për qytetarët. Sado të këqij të jenë avokatët, ata sërish do përplasën tek avokatët.



