Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të destabilizojë vendet balltike dhe Ballkanin nëse do t’i jepet mundësia.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Rama, Zelensky tha:
Besoj se Rusia do të bëjë gjithçka që të destabilozojë situatën. Rusia do të destabilizojë më tej nëse do të ketë mundësinë e pauzave, dhe që të mbijetojë politikisht në agresionin kundër nesh. Do përpiqet të ushtrojë ndikim në vende të vogla. Vendet balltike janë në kërcënim, vendet e Ballkanit, kudo ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”.
Ndër të tjera Zelensky kërkoi mbështetje për planin e paqes me 10 pika.
Duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të merrni pjesë në samitin e Paqes, të na mbështesni në planin e paqes me 10 pika, të gjitha ata që vlerësojnë rendin botërore duhet të na mbështesni. Duhet të na mbështesni.



