Shkodër/ Përmbytja zgjerohet, qeveria dhe bashkia replikojnë (VIDEO)

Shkodër/ Përmbytja zgjerohet, qeveria dhe bashkia replikojnë (VIDEO)

Përmbytjet në Anën e Malit në Shkodër, tashmë janë kthyer në arenë debati mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Në një dalje në ERTV, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka rrëzuar pretendimet e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit banorët e përmbytur. Ministrja madje, akuzoi Ademin, se bashkia nuk ka punuar për të pastruar kanalet kulluese, që shkaktuan këtë situatë.

Por, Ademi ka reaguar sërish, duke thënë se përmbytjet kanë ardhur nga shkarkimi i HEC-eve dhe jo nga kanalet kulluese, ndërsa ka akuzuar ministen se po i servir publikut foto, të kapura nga Lushnja, Fieri apo Saranda,.

Në orët e fundit ka rritje të shkarkimeve nga Hidrocentrali Vau Dejës, ku shkarkohen 1.000 m3 ujë në sekond duke llogaritur edhe agregatet. Ademi thotë së  probleme janë shfaqur edhe në zonën e Velipojës, ndërkohë në total janë 200 banesa në rrezik nga uji.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy