Dy qytetarë nga Elbasani i janë drejtuar me padi civile gjykatës së rrethit me akuzën për cenim të rëndë të mjedisit dhe shëndetit publik si pasojë e zjarrit të ndodhur më 1 korrik. Palë të paditura janë Bashkia Elbasan dhe Shoqëria “Eco-Elb”. Një 65 vjeçare që vuan nga asma pretendon se shëndeti i saj është rënduar për shkak të ndotjes së shkaktuar nga zjarri i rënë në lanfillin e Elbasanit.



