Ndërron jetë aktori Ian Holm

Ndërron jetë aktori Ian Holm

Aktori britanik Ian Holm ndërron jetë në moshën 88-vjecare. Në karrierën e tij të gjatë ai luajti rolin e Bilbo Baggins në trilogjitë e "Zoti i unazave" dhe "The Hobbit", gjithashtu luajti rolin e Ash Andrit në filmin e vitit 1979 "Alien". Një aktor shumë i gjithanshëm, i talentuar mjaftueshëm për të kaluar nga role në filmat dramatikë e deri tek personazhet e trillimeve shkencore. Ai vdiq paqësisht në spital nën kujdesin e  familjes tij.

“Sharmant, i sjellshëm dhe shumë i talentuar, do t’i mungojë shumë publikut”, u shpreh përfaqësuesi i tij, duke shtuar se sëmundja e tij ishte e lidhur me atë të Parkinson. Në vitin 2001 ai luftoi me kancerin, por arriti ta mposhtë atë.

Fitues i një çmimi “Bafta” dhe i nominuar për një çmim “Oscar”, Holm la pas një karrierë të suksesshme me qindra role për të cilat do të mbahet mend. Aktori iu fut kinematografisë që në vitin 1976, pasi hoqi dorë nga shfaqjet në teatër. Ai lindi në Essex në vitin 1931 dhe do të mbahet mend gjatë në kinematografinë botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy