Meksikë/ Temperaturat arrijnë deri në 50 gradë, 7 persona humbën jetën nga i nxehti ekstrem

Meksikë/ Temperaturat arrijnë deri në 50 gradë, 7 persona humbën jetën nga i nxehti ekstrem

Dhjetë qytete në Meksikë regjistruan temperatura shumë të larta këtë fundjavë, ndërsa rekordin e shënoi San Luis Potosi me 50 gradë Celsius. Temperaturat në Meksiko Siti, njw ndër metropolet më të mëdha në kontinent, shënuan rekord gjithashtu, 34.3 gradë Celsius. Ministria e Shëndetësisë raportoi shtatë vdekje për shkak të nxehtësisë nga 17 marsi deri më 4 maj.

Vala e të nxehtit vjen teksa vendi po vuan nga një thatësirë e rëndë mbarëkombëtare që ka shkaktuar krizë për ujë në pjesën më të madhe të Meksikës. Për shkak të reshjeve të pakta, në kryeqytet, rreth 20 milionë banorë kanë pasur furnizim të kufizuar me ujë. Çështja është kthyer në debatin kryesor për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në qershor.

Për shkak të të nxehtit, autoritetet bëjnë me dije se janë aktive 159 vatra zjarri. Spitalet nëpër shumë qytete janë të tejmbushur me pacientë që shfaqin probleme për shkak të temperaturave të larta, ndërkohë që vala e të nxehtit pritet të përfshijë dhe pjesë të tjera të Meksikës në javët në vijim. Nxehtësia e madhe ka rritur kërkesën për energji elektrike duke sjellë probleme me sistemin elektroenergjetik në vend. Mediat vendase shkruajnë se ndryshimet klimatike dhe fenomeni “El Nino” kanë rritur temperaturat në mbarë botën duke sjellë valë vdekjeprurëse të të nxehtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy