Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi reagoi sërish për Kodin e ri Zgjedhor të miratuar nga mazhoranca. Varhelyi i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias dhe më pas ta votojë në Parlament dekretin e Ilir Metës.
Me anë të një postimi në ‘twitter’ Varhelyi shkruan se do të ishte maturi që opinioni i Komisionit të Venecias të dorëzohej para se Kodi Zgjedhor të votohej në paralament.
Ndër të tjera ai shprehet se pret zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill të 2021.
“Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e maturi të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021,” shkruan Varhelyi.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë tha se mazhoranca do ta rrëzojë sa më parë dekretin e presidentit. Sa i takon opinionit të Venecias, Rama deklaroi se Parlamenti do të rimblidhet për t’u rishprehur kur ai të mbërrijë.



