Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur këtë të enjte procedurat për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Dibrës.
Në mbledhjen e radhës u përcaktuan KZAZ-të ndërsa të premte nis regjistrimi i partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.
Ato kanë kohë deri më 19 gusht për të regjistruar kandidatët për kreun e bashkisë Dibër.



