Muço: Operatorët me pakicë të naftës çmime të njëjta, dyshime për pakt. Autoriteti i Konkurrencës nuk vepron

Muço: Operatorët me pakicë të naftës çmime të njëjta, dyshime për pakt. Autoriteti i Konkurrencës nuk vepron

Rënien e çmimit të naftës në të gjithë botën, por jo në Shqipëri, eksperti i ekonomisë Klodian Muço, e sheh si pasojë negative që nga koha e pandemisë së Covid, ndërsa flet edhe për një pakt mes operatorëve me pakicë që veprojnë në vendin tonë.

Duke folur në emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se në këtë sektor ne varemi dhe nga kursi i këmbimit ndër të tjera, ndërkohë që është forcuar dhe monedha vendase dhe nafta vijon me çmim të lartë.

Drupal Ad

Ajo që është vënë re është që nga fillimi i pandemisë dhe krijimit së të ashtuquajturit Bordi i Transparencës, kompanitë me pakicë kanë pothuajse të njëjtin çmim.

Duket sikur koordinohen me njëra tjetrën. Uroj që Autoriteti i Konkurrencës të marrë në konsideratë si ka mundësi që çmimet bien dhe monedha jonë forcohet, nafta vijon me çmim të lartë.

Bordi i Transparencës po lë pasoja negative. Kur ti shikon se shumica e operatorëve që dominojnë tregun e pakicës, kanë çmime të njëjta dhe kjo të çon të mendosh se ka një pakt mes tyre.

Pse Autoriteti i Konkurrencës nuk vepron? Duket qartazi që është inefiçent. Të bën të mendosh se janë të kapur dhe ka mungesë të efiçencës.

Si ka mundësi që Autoriteti i Konkurrencës e shikon këtë problem dhe nuk i bën përshtypje.

Sigurisht që taksat janë të larta, por çmimi i naftës nuk mund të jetë 190 lekë për litër në treg.

Problemi nuk qëndron që taksat janë të larta, normalisht që e mbajnë çmimin të lartë, por ajo që po na bën habi, është si ka mundësi që çmimet bien në bursë, monedha jonë forcohet dhe çmimi nuk reflektohet në tregun e pakicës.

Kompanitë e naftës kanë diversifikuar portofolin e tyre, mes tyre përfshihen dhe në ndërtim i cili është sektori me marzhin më të lartë të fitimit.

Nga viti në vit ndërtimi ka një rritje të ndjeshme të çmimit. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të tregut nga 10-25% në vit, tregon se është një sektor shumë i mirë për të investuar.

Problematika qëndron pse përfitojnë kaq shumë para, duke pasur marzhe kaq të mëdha fitimi.

Një pjesë e mirë e qytetarëve shkojnë dhe blejnë naftë në vendet fqinje jo vetëm për çmimin, por se cilësia e naftës është më e mirë.

Kjo tregon se edhe nafta që hyn në Shqipëri nuk është aq cilësore, ndërkohë që në Greqi blihet 1.5 euro për litër.

Tregu i naftës është shumë fitimprurës dhe në fund deklarojnë fitime minimale dhe ky është një tjetër paradoks.

Nëse duhet të ishim të sigurt se nuk do kishte evazion, pjesa e kuponit kur rimbushim makinën nuk ka pse të mos jepet.

Nafta dhe energjia ndikojnë tek çmimi i produkteve të ndryshme.

Është qeveria ajo që emëron gjithë ata që bëjnë pjesë te Autoriteti i Konkurrencës, ku qeveria ka kapur çdo institucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy