Situata nga Covid-19/ 100 raste të reja dhe 5 humbje jete

Situata nga Covid-19/ 100 raste të reja dhe 5 humbje jete

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në vendin tonë vijon të jetë e qëndrueshme në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 100 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë orëve të fundit janë kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Ndërkohë kanë humbur jetën 5 qytetarë: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (19 Prill 2021)

Raste të reja ditore 100

Të shëruar në 24 orë 587

Të shtruar në spitale 173

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1867

Testime totale 609,555

Raste pozitive 129,694

Raste të shëruara 102,171

Raste Aktive 25,176

Humbje jete 2,347

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18311

Fier 2136

Durrës 1018

Shkodër 895

Gjirokastër 856

Korçë 671

Vlorë 418

Dibër 318

Kukës 277

Elbasan 193

Berat 59

Lezhë 24

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy