
Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi ka folur ditën e sotme përmes një lidhje “Skype”në studion e lajmeve të MCN Tv për gripin e shpendëve dhe për sigurinë e nënprodukteve të mishit.
Gjeçi pohoi se mbrëmë në orët e vona është konfirmuar një vatër e re e gripit të shpendëve në Fllakë, por zëvëndësministrja tha se rasti i djeshëm është brenda rrezes 3 km.
Sikurse thatë dhe ju mbrëmë në orët e vona është konfirmaur një vatër e re në Fllakë ku kanë ngordhur 2800 shpendë që kanë çuar numrin e vatrave në 12. Numri më të madh të shpendëve e zënë ngordhjet e stabilimenteve të para, pjesa tjetër ka qenë një numër i vogël shpendësh nëpër oborret e shtëpive. Ministria e Bujqësisë vazhdon procesin e monitorimin në vatra, në rrezet 3 km dhe 10 km. Rasti i djeshëm është brenda rrezes 3 km.
Gjeçi tha se Minsitria vijon kontrollin në të gjithë Shqipërinëedhe në ditët e pushimit.
Vazhdon kontrolli në të gjithë territorin është dhe në ditët e pushimit dhe deri në orët e vona. Një situatë jo vetëm në republikën e Shqipërisë.
Ndërkohë në një debat me Edi Feron, Gjeçi tha se legjistlacioni shqiptar pranon dhe groposjen dhe djegjen e shpendeëve mjafton që ky proces të kryehet konform rregullave.
Nuk e di ku e gjen informacion Fero. Sugjeroj të ketë më shumë info. Legjistalacioni i pranon edhe groposjen dhe djegjen, përcaktimin e bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit që do të thotë të dyja proceset duhet të plotësojnë kushtet që kërkon mjedisi. Është e vërtët që vendet e BE kanë dhe një proces tjetër,jemi të hapur mjaftojn të plotësojnë kushtet. Dizefektimi ndiqet në mënyrën më rigoroze të mundshme për groposjen e kafshëve. Edhe kompania që duhet të kryejë transportin duhet të plotësojë kushtet. Gripi i shpendëve nuk është vetëm në Shqipëri. Nëse supozojmë që ministria nuk e ka bërë korrekt punën pse ka përhapje në Evropë. Ne kemi qenë çdo ditë në terren. Di të them që fermerët mund të ankohen aktualisht, por nuk ka mungesë të vezëve në treg. Përsa i përket shpendëve për mish nuk kemi stabilimente që kanë problematike. Me këto të dhëna nga terreni nuk mendoj se ka vend për të dyshuar.
Më tej Gjeçi tha se Autoriteti kombëtar i veterinarisë ka 350 veterinerë në terren dhe se po punophet për procesin e suvbvencionimit
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë numëron stafin e vet, ku 350 veterinerë janë në terren. Drejtësia do punën e vet. Shoqata ka të drejtën e vet. Ministria ka bërë maksimumin dhe ka marrë tyë gjitha masat. E kemi shprehur që subvencionimi është nje process më vete, po punohet.



