“Partia Mundësia” hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Zgjidhja është te qytetarët, jo te qeveritë

“Partia Mundësia” hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Zgjidhja është te qytetarët, jo te qeveritë

“Partia Mundësia” hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale në Pallatin e Kongreseve, ku kreu i saj, Agron Shehaj, mbajti një fjalim kundër korrupsionit dhe qeverisjes aktuale. Ai e cilësoi korrupsionin si problemin më të madh të vendit, duke thënë se nuk është thjesht një fenomen, por mënyra si funksionon shteti.

Shehaj kritikoi mungesën e konkurrencës në ekonomi, ndikimin e politikës në administratë dhe gjendjen e rënduar në shëndetësi e arsim. Ai theksoi se Shqipëria ka humbur një milion qytetarë në 12 vitet e fundit, dhe se vendi qeveriset nga të njëjtët njerëz që prej tranzicionit të viteve ‘90, pa sjellë ndryshime reale.

Në mesazhin e tij, Shehaj prezantoi “Partinë Mundësia” si një alternativë të re që ofron një shtet të lirë nga korrupsioni, ku zhvillimi ekonomik vjen nga qytetarët, jo nga shteti. Ai theksoi se partia e tij nuk premton mrekulli, por beson te fuqia e individit për të ndërtuar një jetë më të mirë përmes lirisë dhe përgjegjësisë personale.

Shqipëria sot përballet me shumë probleme, por burimi kryesor është korrupsioni. Ai nuk është vetëm fenomen, por mënyra se si qeveriset vendi.
Ky sistem nis nga maja e shtetit dhe zbret në çdo hallkë të administratës, duke pasuruar zyrtarët dhe varfëruar qytetarët. Pagat, pensionet dhe ndihmat sociale janë minimale, ndërsa tenderat dhe lejet e ndërtimit blihen e shiten.

Ligji është kthyer në instrument shantazhi. Drejtësia sulmohet vazhdimisht nga politikanë të korruptuar. Në 12 vjet kemi humbur 1 milion njerëz. Familjet po copëtohen dhe të rinjtë largohen sepse nuk kanë as shpresë e as mundësi.

Ekonomia kontrollohet nga një pakicë e lidhur me pushtetin. Konkurrenca nuk ekziston, monopolet dominojnë dhe çmimet janë më të larta se në Europë. Rrogat mezi mjaftojnë për mbijetesë.
Administrata është e mbushur me njerëz që punësohen nga lidhjet personale dhe korruptive. Sipërmarrja e ndershme përballet me barriera dhe gjoba.

Spitalet private që mbështeten nga qeveria lulëzojnë, ndërsa ato publike shkatërrohen. Arsimi nuk përgatit të rinjtë për punësim, por për emigrim.
Në pushtet janë ende njerëzit e tranzicionit të viteve ’90. Kurrë nuk kanë sjellë ndryshim, vetëm rotacion. Nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen.

Por tani, shqiptarët kanë një alternativë të vërtetë: Partinë Mundësia. Ne jemi ndryshe. Krejtësisht ndryshe.

Ne besojmë në një shtet të vogël, që i lë qytetarët të lirë të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre. Ne duam një Shqipëri ku qytetarët nuk e ndiejnë shtetin si barrë, por si garantues të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.
Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarin është një shtet që i jep mundësi çdo individi të lulëzojë.

Ne besojmë se mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik vijnë nga liria dhe përgjegjësia individuale. Një shqiptar i lumtur është një shqiptar i pasur dhe i lirë të realizojë potencialin e tij.
Ne besojmë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të krijuar kushtet për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Shqipëri. Drejtësia është shtylla kryesore e një shoqërie të lirë dhe të drejtë. Ne besojmë që rritja ekonomike është çelësi i zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve.

Pa rritjen ekonomike nuk mund të ketë një arsim më të mirë, një shëndetësi më cilësore, infrastrukturë moderne. Pa rritje ekonomike nuk mund të ketë një jetë më të mirë.
Ne jemi të vetmit që besojmë se ekonomia nuk rritet falë shtetit. Ne jemi të bindur se shteti ka qenë pengesa më e madhe e rritjes ekonomike të Shqipërisë në këto 34 vite. Ne nuk premtojmë mrekulli. Sepse mrekullitë i bëjnë njerëzit, nuk i bëjnë qeveritë.

Njerëzit do të rrisin rrogat. Ata do të rrisin ekonominë. Ata do të rrisin bizneset e tyre. Ata do të shtojnë vendet e punës, jo shteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy