Gjykata e Krujës ka liruar pas 17 vitesh burg Genc Tafilin, vëllain e Admir Tafilit.
Genc Tafili është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari.
Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili.



