Gjatë 6 muajve të fundit policia ka rritur ndjeshëm numrin e gjobave ndaj drejtuesve të automjeteve duke arkëtuar në total 11.5 milionë euro. Po kështu është rritur edhe numri i lejeve të drejtimit që janë pezulluar për shkak të shkeljeve të ndryshme të kodit rrugor.



