Xho Bajden, kandidati demokrat që do të garojë përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, është zotuar se do të luftojë racizmin dhe do të reformojë Kodin Penal. Në një artikull të publikuar nga "Los Angeles Times", Bajden theksoi nevojën për politika specifike për të rrëzuar racizmin sistematik.
Nëse zgjidhem president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotohem se do të krijojë një komitet mbikëqyrës kombëtar për policinë, brenda 100 ditëve nga marrja e detyrës. Kemi nevojë të sigurojmë se çdo departament policie në vend kryen në mënyrën e duhur rekrutimet e trajnimet e policëve, ndërsa qeveria federale i siguron mjetet dhe burimet e nevojshme për të zbatuar reformimin .
Ndërkohë, ish-zëvendëspresidenti Bajden i bëri thirrje Kongresit të "ndërmarrë veprime të menjëhershme" për të frenuar praktikat që përdor policia, ndalimin e transferimit të armëve të luftës ndaj forcave lokale të policisë, të rrisë mbikëqyrjen dhe përgjegjshmërinë si dhe për të krijuar një model standard për përdorimin e forcës nga ana e policisë.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor, ndërkohë që administrata Trump po përballet me kritika të shumta lidhur me menaxhimin e pandemisë së Covid-19, shifra të larta papunësie dhe protesta për shkak të vrasjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd nga 4 efektivë të policisë gjatë arrestimit të tij.



