
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës.
Rreth orës 21:10, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 62 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



