Shqipëria hyn në Guinnes, mbi 2 mijë të rinjtë performojnë "Cup song" (VIDEO)

Shqipëria hyn në Guinnes, mbi 2 mijë të rinjtë performojnë "Cup song" (VIDEO)

Mbi ​2 mij të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pushtuan këtë të shtunë bulevardin kryesotë të kryeqytetit.

Të ulur në formën e gërmave “ALBANIA” ata performuan në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guiness. “Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga 349 persona. Sot rreth 110 prej jush dolën nga zona e performuesve, por kjo nuk e pengoi performancën, pasi gjithçka shkoi mirë dhe ata që morën pjesë në total ishin 2017, pra ju keni vendosur rekordin e ri Guinness”, thotë Lina Kuhlmann, anëtare jurie e “Guinness World Records”.

“Qindra mësues e nxënës në Tiranë, Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër i bie që duhet të jenë jo më pak se 10 mijë veta që i janë futur kësaj lloj sfide. Unë kam qenë i bindur që ky rekord është në këtë komb. Kombi shqiptar është një komb që gjithnjë u ka mbijetuar shekujve dhe një gjë që po e tregon çdo ditë në këto çaste të dëshpëruara është se është një komb që guxon të shpresojë. Unë këtë e quaj rekord”, thotë Leonard Bombaj, organizator. Organizatorët zgjodhën të formonin fjalën “ALBANIA” si një formë manifestimi kombëtar për të përcjellë në botë mesazhin e bashkimit dhe atdhedashurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy