
Ka nisur me tensione protesta para Bashkisë Tiranë e organizuar nga PD-ja dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gazetari Mariglen Kume tha gjatë një lidhjeje me MCN Live se pavarësisht njoftimit nga organizuesit, policia nuk e ka bllokuar rrugën, kësisoj janë krijuar disa përplasje të vogla verbale mes shoferëve të automjeteve dhe qytearëve.
Ka disa makina që janë bllokuar dhe presin në radhë. Kanë pasur dhe përballje mes shoferëve dhe protestuesve. Ka pasur disa thirrje nga Policia e Shtetit për lirimin e rrugës.
Kume thotë se edhe ditën e sotme nuk pritet ndonjë ndryshim strategjie në mënyrën e organizimit të protestës, por do të vazhdojë me denoncime si në 40 javët e kaluara.



