
Abil Baush, ekspert ekonomie në Maqedoninë e Veriut deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se aktualisht ka një rënie të çmimit të naftës, edhe pse jo në mënyrë drastike siç ndodhi ngritja e tyre.
Duke vijuar më tej, Baush tha se në RMV vijon të jetë një problem akiciza e naftës dhe nëse ajo do të ulej do i mundësonte kompanive të arrijë rezultate më të favorshme.
Baush u shpreh se nafta në RMV kushton më pak se në Shqipëri, dhe se ka një çmim të përafërt me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën.
Kemi rënie të çmimeve të naftës, por jo në mënyrë drastike si ngritja e çmimeve. Maqedonia e Veriut ka bërë komisionin rregullator për çmimet e energjisë, ku përfshihen karburantet, energjia elektrike. Kishin detyrë të grumbulloheshin çdo dy javë.
Maqedonia nuk importon naftë nga Shqipëria. Ne e bëjmë importin nga Greqia dhe nga vendet e Gjirit Persik ose nga vendet arabe. Gazin natyror e marrin 100% nga Rusia. Kemi pasur probleme me këtë emergjencë. Ne kemi qenë ndër vendet që e kemi pasur më lirë naftën. Për dallim nga Kosova. Në Serbi, Bosnjë dhe Serbi kemi çmim të përafërt të karburanteve. Tek ne është problem akciza , e kemi taksën e lartë. Kemi kërkuar që për të ndihmuar ndërmarrjet akciza të zbresë dhe pak që aktiviteti ekonomik tek këto kompani të jetë më i favorshëm.
Më tej, Baush tha se Shqipëria ka zgjedhur një nga modelet më të këqija për rregullimin e tregut të karburanteve.
Shqipëria ka zgjedhur një nga modelet më të këqija për rregullimin e tregut të karburanteve. Këtë model e përdor Serbia, e ka përdorur Greqia para hyrjes në BE. Maqedonia komisionin rregullator e hapi në një situatë dramatike. Komisioni rregullator në Maqedoni është kushtetues dhe ka ekspertë. Deri tani ka funksionuar mirë për shtetin, pasi shteti ka grumbulluar taksa të mëdha dhe ka mbushur buxhetin, duke supozuar që nëpërmjet buxhetin t’i jepen qytetarëve të mira për ta. Shqipëria prodhon naftë, por përpunimi naftës kërkon shumë para për të nxjerrë kualitetin që duhet për ta importuar.



