Musk pritet të tërhiqet nga drejtimi i DOGE

Musk pritet të tërhiqet nga drejtimi i DOGE

Presidenti Donald Trump i ka thënë rrethit të tij të brendshëm, duke përfshirë anëtarët e kabinetit të tij, se Elon Musk do të tërhiqet në javët e ardhshme nga roli i tij aktual në qeverisje, raporton "Politico". 

Presidenti mbetet i kënaqur me Musk dhe iniciativën e tij të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, por Musk pritet t'u rikthehet bizneseve të tij dhe të marrë një rol mbështetës, sipas tre personave të brendshëm të Trump, që kanë ruajtur anonimitetin. 

Një zyrtar i lartë i administratës tha se Musk ka të ngjarë të mbajë një rol jozyrtar si këshilltar dhe të vazhdojë ketë një rol pranë Shtëpisë së Bardhë. Një tjetër paralajmëroi se kushdo që mendon se Musk do të zhduket tërësisht nga orbita e Trump, po "mashtron veten".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy