
“Paketa e Maleve” po zbatohet edhe në Lushnjë, ku janë regjistruar rreth 75 aplikime deri më tani. Edhe pse emërtimi i nismës lidhet me zonat malore, ajo përfshin gjithashtu edhe territore fushore dhe kodrinore. Në Lushnjë janë miratuar 5 zona prioritare, ndërsa 2 zona të tjera janë në shqyrtim. Kryebashkiakja, Eriselda Sefa, thekson se nuk bëhet fjalë për toka shtetërore të lira, por për prona të përdorura prej vitesh nga banorët, të cilat nuk i disponojnë ligjërisht.



