Skandali te Onkologjiku, Koçiu: Do të ndalohet me ligj që mjeku të ndjekë pacientët në klinikën e tij private

Skandali te Onkologjiku, Koçiu: Do të ndalohet me ligj që mjeku të ndjekë pacientët në klinikën e tij private

Ministrja së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” lidhur me skandalin te spitali Onkologjik, shprehu keqardhjen për atë që e quajti ndotje të bluzave të bardha.

Koçiu deklaroi se shumica e mjekëve nuk janë si të hetuarit, por se shërbimi shëndetësor nuk edhe në vetë Spitalin Onkologjik ka mjekë e infermiere të përkushtuar, të cilët nuk e mertojnë njollën e zezë.

Sipas ministres, çuarja përpara drejtësisë e atyre individëve shkuli një tumor korrupsioni dhe harbutllëku ekstrem nga Onkologjiku.

 

Drupal Ad

 

Koçiu tha se gjatë këtyre ditëve është punuar në mënyrë intensive për disa ndërhyrje të shpejta dhe kuptimplota në ligjin “Për urdhrin e mjekëve në republikën e Shqipërisë, i cili rregullon veprimtarinë e profesionistëve të shëndetësisë dhe përcakton parime, standarde e kritere për aktivitetin e bluzave të bardha.  

Hapja apo puna në një klinikë private për mjekët e sektorit publik do të vazhdojë deri në momentin kur spitali përkatës do të përfundojë procesin e autonomisë dhe me marrjen e autonomisë kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar.

Mjekët e punësuar në sektorin publik që kanë hapur apo punojnë në klinika private, si edhe ata qe do te duan ta bëjnë këtë më tutje, duhet të marrin një autorizim/leje nga titullari i spitalit ku janë të punësuar.

Ky autorizim duhet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të publikohet në një regjistër publik digjital.

Do të ndalohet ligjërisht që një mjek të ndjekë të njëjtët pacientë në klinikën private që ka hapur vetë apo që punon aty.

Po menjëherë, mjekët që kanë hapur dhe/ose punojnë në klinika private nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtuese të asnjë niveli në spitalet publike apo në Universitetin e Mjekësisë.

Një drejtues në këto struktura duhet t’i dedikohet plotësisht administrimit dhe aktivitetit në strukturën ku i është dhënë një përgjegjësi drejtimi.

Historia e transferimit të pacientëve në klinikën private nga drejtuesit e shërbimeve publike do të mbarojë menjëherë sapo të miratohet ky ndryshim ligjor.

Do të thjeshtojmë në këtë ligj edhe procedimin disiplinor. Aktualisht procedimi disiplinor është kompleks, me komisione disiplinore rajonale, qendrore, ankimime administrative dhe më pas ato gjyqësore.

Do të krijohet një komision i vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe në komision apelimi.

Vendimet e këtij të fundit mund të ankimohen në Gjykatën Administrative, por ky ankimim nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit te komisionit të apelimit.

Ministrja shtoi se masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen ligjërisht si pjesë e kësaj pakete ndërhyrjesh.  

-Dërgimi i pacientëve në klinikën private nga mjeku përgjegjës për ta në shërbimin publik, do të dënohet me gjoba domethënëse për mjekun dhe për klinikën private që vetë mjeku ka hapur apo punon. Ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalimin e aktivitetit për mjekun apo klinikën private për afate të caktuara.

-Shkelja e rregullit që drejtuesit publike nuk mund të kenë klinika private apo të punojnë në to përveç shkarkimit nga funksioni dhe gjobës domethënëse për mjekun, si dhe gjobës gjithashtu për klinikën private, do të mund të çoje deri në ndalimin e aktivitetit për të dyja palët për afate të caktuara.

-Mosdeklarimi transparent në kërkimin e autorizimit/lejes për punësim në privat do të çojë në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit për afate të caktuara.

-Shkelja e etikës (betimit të hipokratit) dhe të protokolleve mjekësore, kur nuk ka shkaktuar pasoja do të çojë në ndalimin e kryerjes së disa shërbimeve mjekësore dhe deri në heqjen për afate të caktuara të licencës së ushtrimit të profesionit.

-Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të lehta do të çojë, përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit për një afat shumë domethënës.

-Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të rënda do të çojë përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën.

Ministrja e Shëndetësisë shtoi se individëve që njollosin institucionin, duke shkelur çdo normë e parim jo thjesht profesional, po edhe human, përveç ndëshkimit nga drejtësia do t’u ndalohet ta veshin bluzën e bardhë për gjithë jetën.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy