Projekti për ndërtimin e resorteve luksoze në Ishullin e Sazanit nga Jared Kushner, dhëndëri i Donald Trump ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe cenim të sovranitetit të Shqipërisë. Gazetari britanik Matt Broomsfield e sheh këtë si përpjekje për të blerë ndikim politik përmes kapitalit të Lindjes së Mesme, ndërsa kundërshtitë në vend po shtohen.



