Izraeli ka rritur sulmet gjatë natës pas frikës së një pushtimi tokësor me mijëra trupa të vendosur në kufi.
Helikopterë, avionë, anije dhe artileri goditën pjesën veriore edhe lindore të Gazës me më shumë se 1000 bomba dhe predha gjatë mbrëmjes së djeshme.
Deklarata pas mesnate e forcave izraelite shkaktoi frikë dhe panik kur tha se forcat tokësore po sulmonin në Gaza, ndërsa pak më vonë një zëdhënës tha se operacioni ushtarak ishte zhvilluar në kufi, por asnjë trup izraelit nuk e kishte kaluar atë.
Një pushtim i mundshëm do të përshkallëzonte numrin e të vdekurve i cili tashmë qëndron në 119 palestinezë dhe 9 izraelitë.






