
Forcat ruse po përpiqen të rrethojnë ato ukrainase përpara rajoneve separatiste në lindje të vendit.
Kështu njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes në një postim në Twitter në raportin e saj të përditshëm mbi luftën në Ukrainë.
Në të njëjtën kohë ushtarët rusë po përparojnë nga Kharkiv në veri dhe Mariupol në jug, por fusha e betejës në Ukrainën veriore "mbetet kryesisht statike me kundërsulmet lokale ukrainase që pengojnë përpjekjet ruse për të riorganizuar forcat e tyre".
Gjithashtu Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës, që do të thotë se qeveria do të duhet të shpërndajë stoqet e të dyjave në të ardhmen e afërt, tha të dielën këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko.
Duke folur në televizionin lokal, Denysenko tha gjithashtu se Rusia po sjell forcat në kufirin ukrainas me rotacion dhe mund të bëjë përpjekje të reja për të avancuar në pushtimin e saj në Ukrainë.



