Alarmi i Gjykatës së Lartë, 19 mijë dosje presin për tu gjykuar

Alarmi i Gjykatës së Lartë, 19 mijë dosje presin për tu gjykuar

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka ngritur alarmin e dosjve të cilat kanë mbetur stok në gjykatat shqiptare. 

Duke theksuar ndërmjetësimin si një nga alternativat që ndikojnë në uljen e fluksit të çështjeve në gjykatat shqiptare, Zaganjori kujtoi se aktualisht stoku i dosjeve që presin për t’u gjykuar ka mbërritur në 19 mijë, prej të cilave 12 mijë janë civile.

Në kushtet kur po vonohet ngritja e organeve të reja të qeverisjes gjyqësore, kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori solli shqetësimin e funksionimit të kësaj gjykate pa kapacitetin e plotë lartë pa kapacitetin e plotë.

“Jemi 14 gjyqtarë nga 19 gjyqtarë që duhet të jemi. Por nga ana tjetër, 7 prej tyre u ka mbaruar mandati, kështu që jemi në një situatë jashtëzakonisht shumë problematike. Ne kemi trajtuar në vetëm një vit 8 mijë dosje”, thotë kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy