Arrestimi i lehonës në Shkodër/ Vokshi: Kjo duhej të ishte çështja e Kuvendit sot. Spiropali: Kam reaguar dje, gjykatësi duhet ta lirojë sot

Arrestimi i lehonës në Shkodër/ Vokshi: Kjo duhej të ishte çështja e Kuvendit sot. Spiropali: Kam reaguar dje, gjykatësi duhet ta lirojë sot

Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër ka nxitur debat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, u shpreh e indinjuar me faktin se pse kjo çështje nuk është futur për procedurë diskutimi në seancën e sotme të Kuvendit.

Ju nuk mund të kaloni në procedurë ngjarjen për burgosjen e nënës lehonë. Për çfarë informacionesh keni nevojë ju.

Ua them unë, ajo nënë lehonë është burgosur dhe ka lënë fëmijën 7 ditëshe. Ajo e ka lënë fëmijen me dy gjyshër që nuk kujdesen dot. Një 11-vjeçare ka lënë shkollën që të kujdesej për këtë fëmijë.

Spiropali duhej të ishte e para që të thoshte se duhej që të bënim debat për këtë çështje. 

Nga ana e saj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar që gruaja të lirohet sot nga burgu.

Ajo u shpreh se për ngjarjen ka reaguar që dje pasi nuk përdor çështje sensitive si kjo për politikë.

Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Baçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër.

Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj.

S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar.

Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat. Kjo padrejtësi sistematike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy