
Avokati Jordan Daci në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me vendimin për rigjykimin e ish-prokurorit Besnik Cani i shkarkuar 2 vite më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Daci tha se vendimi mund të ankimoret nga ai, dhe se vendimi i Strasburgut nuk nënkupton rikthimin e Canit në detyrë.
Arsyet janë të shumta në radhë të parë siç e ka theksuar gjykata është prishur vendimi për një element dhe gjithë elementët e tjerë janë cilësuar nga gjykata të panevojshëm. Vendimi duhet të marrë formë përfundimtare së pari sepse mund të ankimohet, sepse nëse ankimohet do shihet nëse pranohet apo jo. Ky proces nëse fillon do të marrë muaj dhe ndoshta dhe vite. Kemi një konflikt interesi të dukshëm. Implikimet janë më të thjeshta, vendimi i Strasburgut nuk nënkupton kthimin e tij në detyrë, por në këtë rast përbën shkak për rishikim. Por vendi ynë ka mënyrën e vetë për të reaguar dhe nëse se zbaton vendimin është këshilli Evropës urdhërues dhe ndëshkues për vendet Evropës që se zbatojnë.
Më tej, Daci theksoi se KPA ka probleme me formimin e trupës gjykuese dhe se nuk plotëson standardet e qenurit gjykatë. Sipas tij, vettingu ka marrë një goditje të madhe nga kjo çështje.
Vendimi ka formë deklarative deri në këtë fazë dhe nëse merr formë të prerë behët një kërkesë për rishikim, por së pari duhet të rishqyrtohet kjo kërkesë. Tani sa i përket konfliktit të anëtarëve është e pastër që ka një te trupë gjykuese të zbatohet parimi i gjykatës kushtetuese si dhomë, ku parimi është ai i funksionalitetit. Vetingu ka marrë një goditje me këtë çështje, sepse tregon se ka pasur një parregullsi jo pak serioze. Problemet më të mëdha për mua janë të KPA se sa te KPK. KPK nuk plotëson standardet e të qenit gjykatë dhe do ishte Me vlerë nëse Strasburgu do jepte përgjigje sa i përket themelit se ai nuk është prekur. Jam dhe kritik i vettingut edhe pse jam pro reformës. Për rastin konkret dhe të tjera jemi në një fazë drejt përfundimit të këtij procesi dhe zhbërja e asaj që është bërë ka kosto më të gjera. Ka shumë njerëz që kanë qenë viktima të shkeljeve si dhe ka pasur shumë që duhet të kishin ngelur dhe s’kanë ngelur. Duhet të kishim një riparim moral minimumi për disa njerëz të ndëshkuar pa të drejtë. Urgjente është një reflektim i thellë sepse kjo sjell një reagim pozitiv.



