Pr.ligji/ Braçe kundër koncesioneve në burgje: S’duhet çuar nëpër mendje. Prek sigurinë kombëtare

Pr.ligji/ Braçe kundër koncesioneve në burgje: S’duhet çuar nëpër mendje. Prek sigurinë kombëtare

Deputeti i PS Erion Braçe, gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të pr.ligjit “Për koncesionet dhe PPP-të” u shpreh kundër koncesioneve në burgje. Deputeti vuri në dukje se ky shërbim publik ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Braçe tha se neni 4 duket si “një listë projektesh e sjellë në pr.ligj”, ndërkohë që kërkoi gjithashtu eliminimin e mundësisë së transferimit të një kontrate. 

 

Erion Braçe: Cilat nene të këtij pr.ligji janë përafruar plotësisht me direktivën e BE? Cilat nene të këtij pr.ligji kanë ezauruar kritikën e raport progresit të BE në 2025. Së treti përjashtimet e përgjithshme janë një element kyç, sa i përputhur është neni 5 me direktivën e BE? Veçanërisht sa i takon rrezikut operativ? Të njëjtën pyetje kam edhe për nenin 4. Ky neni 4 është i ngjashëm me ndonjë ligj tjetër?! 

 

Më duket si një listë projektesh e sjellë në pr.ligj! Thuhet koncesion në burgje! Unë mendoj se ky është shërbim publik që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Për mua kjo s’duhet të jetë këtu fare dhe s’duhet çuar nëpër mendje që mund të jepen burgje me koncesion. Kjo që e hap komplet, është kontrata të tjerë në sektorë utilitarë! Çfarë do të thotë dhe kush janë sektorët utilitarë?! Neni 4 është i ngjashëm me të njëjtin nen të një vendi të BE-së?! 

 

Pyetja tjetër lidhet me karakterin e procedurave. Dy kontestime ka pasur për PPP-të, forma e kontratës dhe koncesionin, dhe mënyra si zhvillohet gara. Procedura e kufizuar dhe me negocim çfarë janë? Pse nuk lihet vetëm procedurë e hapur konkurruese? Pse nuk eliminohet mundësia e transferimit të kontratës?! Raportet tre mujore do jenë të aksesueshme për të gjithë, apo do ketë akses të kufizuar?

 

Në përgjigje të pyetjes së Braçes, drejtori i ATRAKO-s, Emiliano Gjika, tha se “Ky nen është copy paste e direktivës së BE-së”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy