
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz.
Policia bën me dije se janë thyer xhamat e një lokali në pronësi të shtetasit N. M.
Në njoftim thuhet: “Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”.



