Qëlloi me armë në ajër me qëllim kërcënimin e një personi/ Shpallet në kërkim autori në Durrës

Qëlloi me armë në ajër me qëllim kërcënimin e një personi/ Shpallet në kërkim autori në Durrës

Policia e Durrësit, ka njoftuar se mbrëmë një shtetas ka qëlluar më armë gjahu në ajër në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas këtij akti, policia e ka shpallur në kërkim.

Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy