Aksione antidrogë në Durrës, kapen 500 kg hashash, 5 në pranga

Aksione antidrogë në Durrës, kapen 500 kg hashash, 5 në pranga

Një sasi prej 500 kg kanabisi është sekuestruar në tre operacione paralele të zhvilluara gjatë ditës së djeshme në Durrës. Pesë persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Operacionet janë zhvilluar në vendin e quajtur Kthesa e  Ariut në Kullë, në fshatin Hasan Fushë-Krujë dhe “4 Rrugët”, Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet tip Fiat AA 473 GA me drejtues shtetasin T.D,  mjetin tip Audi me targa AA 682 ES me drejtues shtetasin Adem Laze, mjetin tip Benz me targa AA 579 GA me drejtues shtetasin Elisar Barashima dhe pasagjer shtetasin  Mustafa Sala dhe mjetin tip Benz me targa AA 036 OS me drejtues shtetasin Gjon Syziu dhe pasagjer shtetasin Tanush Rica,  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

-rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa;

-mjeti furgon tip Fiat;

-automjeti tip Audi;

-2 automjete tip Benz dhe

-12 telefona celularë.

 Të arrestuarit janë:

– Adem Laze 47 vjeç , banues në Xhafzotaj,   Durrës;

-Elisar Barashima 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë;

– Mustafa Sala 22 vjeç, banues në Hasan,  Fushë- Krujë;

– Gjon Syziu 23 vjeç, banues në Mirditë;

– Tanush Rica 23 vjeç, banues në Rrëshen.

 Është shpallur në kërkim

-T.D. 29  vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy