Gazetari Mariglen Kume nuk e sheh të mundur realizimin e procesit të primareve në Partinë Demokratike para zgjedhjeve të majit. Në studion e MCN, Kume tha se një pjesë e madhe e anëtarësisë është kundër primareve, kjo për shkak të dinamikave që kanë shoqëruar strukturat përgjatë dy viteve të fundit.

Shumica e individëve brenda partisë janë kundër primareve. Kjo edhe për faktin se nga vjen kjo parti, e cila para pak kohësh është ribashkuar. Nuk pranojnë humbjen, rezultatin, dhe fillojnë inatet.

Në statutin e PD ka edhe një nonsens tjetër. Është debati që bëhet për primaret. Nëse humb zgjedhjet, kryetari shkon në votëbesim. Nëse kandidatët i zgjedh anëtarësia, atëherë pse duhet të shkojë kryetari në votëbesim.

Janë të përçarë dhe kanë mllefet e tyre. Te Dega 2 p.sh. pati një proces për të çuar kandidatë. U bë gjithë ai debat dhe çuan vetëm dy. Pra e kishin kapur kryesinë dhe propozonin njëri-tjetrin.

Kume tha se për momentin, primaret janë një element që e dëmton PD.

Në këtë situatë ku është PD, me primaret nuk ka shanse të sjellësh një figurë të re. nuk mund të bëhet ai KOP-i që ka qenë vite më përpara. Secili do të kandidojë njëri-tjetrin, do votojnë dhe nuk besoj të sjellë maksimalizim të votës.

Primaret nuk mund të bëhen brenda ditës. Me gjasë do të jetë ose një proces formal, ose do të mblidhet kryesia dhe do të revokohet neni për primaret. Shanset nuk janë në anën e primareve. Para primareve duhet formuluar një urdhër. Zoti Berisha nuk ka dhënë ende urdhër për të nisur hartimin e rregullores së primareve. Të gjitha gjasat janë që nuk do të ketë primare.