Ky do jetë parkingu i parë nëntokësor në Tiranë (FOTO)

Ky do jetë parkingu i parë nëntokësor në Tiranë (FOTO)

Tirana do të ketë për pak ditë parkingun e parë publik nëntokësor. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit edhe detajeve më të vogla parkingut te ish-Stacioni i Trenit në Bulevardin e Ri dhe që do ketë një kapacitet akomodimi prej 310 makinash.

Lajmin e bënë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka postuar disa foto nga parkimi nëntokësor, ndërsa shprehet se punimet janë drejt fundit. “Edhe pak ditë punë për parkimin gjigant nëntokësor tek Bulevardi i Ri. Zgjidhje për gjithë zonën e trenit. Punë për një Tiranë moderne!”, shkruan Veliaj.

Ky është parkim nëntokësor, me dy kate, me kapacitet 310 vende dhe për herë të parë do të ketë pikë të karikimit të makinave elektronike.

Ndërkohë që paralelisht me të po vijojnë punimet edhe për përfundimin 400 metrave të para të Bulevardit të Ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy