Vesa Haxhikadriu ndan historinë e humbjes së djalit 4 muaj pas lindjes dhe vendimin për të humbur peshë drastikisht

Vesa Haxhikadriu ndan historinë e humbjes së djalit 4 muaj pas lindjes dhe vendimin për të humbur peshë drastikisht

Vesa Haxhikadriu ndan historinë e saj, pasi humbi djalin e saj të dytë, 4 muajsh pas ardhjes në jetë, pas gjashtë vitesh infertilitet.

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se gjithë vështirësitë me të cilat është përballur, është munduar që t’i kthejë në forcë.

Ajo ndan vendimin për të humbur peshë drastikisht, ku brenda një viti ka rënë 30 kilogramë, për të parandaluar problemet shëndetësore. 

Nuk ka dashuri më të madhe dhe të pastër që të mbush, më shumë se ajo e fëmijës tënd. Sidomos ai fëmijë që pritet shumë vite që të vijë në jetë. Unë e kam pritur Akilin 6 vjet që të vinte në jetë dhe fati na ka buzëqeshur dhe sot jemi bashkë. 

Unë kam jetuar katër muaj në spital me djalin e dytë Yllin që nuk është më në jetë dhe kam takuar shumë nëna dhe nuk e di pse shikonin tek unë një version tjetër nëne. Ato qanin, ndërsa unë ndihesha ndryshe. 

Nga aty e kam parë që unë mund ta përballoj dhe të qëndrojë e fortë. Mos të më kishte ndodhur situata me Yllin, mbase nuk do i kisha hyrë studimeve master, mbase nuk do kisha ndërruar profesion. 

Shtatzënia me Yllin ka ardhur një vit pas lindjes së Akilit, ka qenë një shtatzëni shumë ë mbarë. Problemin e ka pasur me mushkëritë, nuk furnizohej me oksigjen dhe nëse do jetonte do ishte gjithë kohës me pajisje oksigjeni. 

Mësimi që më ka dhënë është se duhet të jetosh edhe nëse ka zero shpresa. Mbas Yllit kam pasur dy shtatzëni të tjera edhe sepse Akili kërkon shoqëri. 

Njëra shtatzëni ka qenë jashtë mitre, tjetra ka qenë abort spontan dhe iu nënshtrova një ndërhyrje me anestezi. 

Në atë moment vendosa që ta merrja veten seriozisht pasi kisha shtuar shumë në peshë. Gjatë kohës së Covidit, kisha ndryshime në trup dhe shtim peshe. Unë kam probleme me gjakun, e kam të trashë dhe marrë dhe preparate për hollim gjaku. 

Aborti ka qenë në fund të muajit gusht të vitit të kaluar dhe në shtator vendosa që o tani o kurrë, duhet të merrem me veten se gjendja nuk është mirë. Kisha nevojë të humbja peshën, shkova 130 kilogramë dhe i thashë vetes duhet të bësh çdo gjë. 

Pashë që pesha filloi po më lodhte dhe numri i rrobave shkoi pa kontroll dhe nuk gjeja atë që më pëlqente. 

I premtova burrit tim, se është hera e fundit që tentoj humbjen e peshës, ndryshe do shkoj drejt ngushtimit të stomakut. 

Tani kam humbur 30 kilogramë. Doktori apo kirurgu është trajneri im. Kam vendosur të ndërpresë ushqimin që kam ngrenë me tepri.

 Synimi është që këtë vit të humbë dhe 20 kilogramë. Unë hoqa dorë prej pijeve të ëmbla, ushqimit kalorik. 

Tani kemi ndryshuar dhe stilin e jetës, nuk ka më gjëra të shijshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy