Deputetja e PD-së, Ilda Dhori, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si ai ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar këtë si një formë të "lloqesh" dhe monologje.
Sipas Dhorit, Rama nuk po përmbush detyrat e tij si kryeministër, duke u shmangur nga Kuvendi dhe duke preferuar të komunikojë përmes Facebook-ut dhe platformave të tjera sociale, duke i lënë pas shqetësimet dhe hallet e qytetarëve.
Se çfarë bën Rama ato më duken monologjet, se ai në vend që të flas me veten para pasqyrë, ka zgjedhur ta bëj publike dhe të përdor rrjete sociale. Unë e pres Ramës që të vij në parlament, aty ku e kane mandatuar edhe zgjedhësit për i qeverisur dhe për ti dëgjuar se çfarë ka për të thënë të gjitha hallet dhe shqetësimet e tyre. E jo që të rrije dhe të bej lloqe në Fb, apo çfarë përdor, dhe të flas me veten.
Nuk është kjo mënyra sesi kryeministër serioz i një vendi zgjedh të komunikoj më qytetarë, sepse përgjegjësinë përveçse ndaj nesh si opozitarë e ka me qytetarët, ne radhë të parë. Për këtë arsye dhe shumë të tjera bashkë më krimin që qeveris , bandat që bashkndajnë pushtetin bashkë më Ramën, korrupsioni, varfëria, largimi masiv i shqiptareve, këto janë arsyet që jam e bindur që do ta ndëshkojmë më 11 maj.
Deputetja e opozitës ka theksuar se opozita do të kërkojë ndëshkimin e Ramës në zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur këtë si një mundësi për të ndalur qeverisjen e tij, që sipas saj ka sjellë korrupsion, varfëri dhe largim masiv të shqiptarëve.
Opozita ka zgjedhur koalicionit të gjerë që ka bërë, ka zgjedhur të fus brenda vetes çdo opozitar dhe çdo subjekt politik vendoset përballe Edi Ramës, kështu që qofshin apo jo ato personazhe groteske ose me një peshë ta caktuar politike, kemi zgjedhur që të përfshijmë çdokënd që do të qëndroj përballë Ramës, të qëndroj përballë koalicionit.
Se çka thotë ai në rrjete sociale më duket qesharak që një kryeministër i dëshpëruar në maksimum, duket që ka një tension të brendshëm të bëj të tilla komunikime me ndjekësit, komentuesit dhe të bojkotoj për muaj të tërë parlamentin aty ku duhet të jetë dhe të jap llogari për gjithçka bën ai.



