Turqia dhe SHBA gjejnë gjuhën e përbashkët, marrëveshje e fshehtë për lirimin e pastorit Brunson (VIDEO)

Turqia dhe SHBA gjejnë gjuhën e përbashkët, marrëveshje e fshehtë për lirimin e pastorit Brunson (VIDEO)

Pastori amerikan që u bë shkak për ftohjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA-ve mund të lirohet. Shtëpia e Bardhë pret që pastori Andrju Brunson, i cili mbahet në burg prej 2 vitesh, të lirohet nga autoritetet turke dhe të kthehet në SHBA brenda pak ditësh. Mediat ndërkombëtare citojnë dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane dhe një person i tretë që ka dijeni rreth kësaj çështjeje, të cilët janë shprehur se Brunson do të lirohet pasi akuzat ndaj tij pritet të rrëzohen në seancën gjyqësore që do të mbahet sot. Lirimi i Brunson pritet të jetë rezultati i një marrëveshjeje të fshehtë që zyrtarë të administratës turke kanë arritur me Turqinë ditët e fundit. Nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë marrëveshje, por thuhet që bisedimet në kuadër të saj kanë përfshirë gatishmërinë e SHBA-ve për të lehtësuar presionin ekonomik mbi Turqinë.  

Megjithatë, SHBA nuk është plotësisht e bindur se Turqia do ta lirojë pastorin Brunson, kjo për shkak se një mirëkuptim i tillë pothuajse u arrit disa muaj më parë. “Ne vijojmë të besojmë se Pastor Brunson është i pafajshëm dhe séance e së premtes do të jetë një mundësi tjetër për sistemin gjyqësor turk për të liruar një qytetar amerikan", është shprehur një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Marrëveshja për lirimin e pastorit Brunson është ngritur si çështje muajin e kaluar në diskutimet mes zyrtarëve turq dhe amerikanë, ku u përfshi edhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, gjatë mbledhjes së liderëve botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Shtëpia e Bardhë nuk do ta njoftojë publikisht lirimin e Brunsonit përpara se gjykata të japë vendimin, por zyrtarët nga të dy vendet kanë sinjalizuar lirimin e mundshëm të pastorit.

Brunson është një pastor ungjillor. Ai ka jetuar për më shumë se 20 vjet në Turqi, ku ka drejtuar Kishën e Ringjalljes në qytetin perëndimor të Izmirit. Ai u arrestua në Turqi në tetor 2016, me akuzën se ka ndihmuar në grushtin e dështuar të shtetit dy vjet më parë.

Burgimi i Brunson i tensionoi marrëdhëniet midis administratës Trump dhe Turqisë, vend anëtar i NATO-s. Lirimi i pastorit Brunson ka shumë mundësi të ndodhë, duke marrë parasysh se seanca gjyqësore ndaj tij vjen në një kohë kur Turqia po kërkon mbështetjen e SHBA-ve në sfidën përballë Arabisë Saudite në lidhje me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy