Shumë e ëndërrojnë, të tjerë e kanë pritur aq gjatë saqë e kanë humbur interesin, pork a edhe nga ata që zgjedhin ta injorojnë. Çmimi “Oscar” është vlerësimi më i lartë në fushën e kinematografisë, por ka edhe nga ata aktorë, regjisorë ose skenaristë që, për arsye të ndryshme, kanë refuzuar ta tërheqin këtë çmim.
Në historinë 89-vjeçare të ceremonive “Oscar”, disa prej emrave më të mëdhenj të Hollivudit nuk kanë qenë aty kur janë shpallur fitues, ose kanë zgjedhur ta refuzojnë çmimin.
Megjithatë, Leonardo DiCaprio ka qenë gjithnjë këmbëngulës. Edhe pse priste prej vitesh një “Oscar”, ai ka marrë pjesë në çdo ceremoni deri vitin e kaluar, kur për herë të parë mori në dorë statujën e artë.
Ja disa prej yjeve që e kanë refuzuar “Oscar”-in dhe arsyet e tyre.



