Ish-deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj, thotë se Partia Demokratike po përgatitet paralielisht për procesin e primareve por edhe për protestën e 12 nëntorit, të njoftuar nga lideri demokrat.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV, ajo tha se opozita është në misionin e saj për të bërë opozitë, për t’i kthyer vendit një demokraci funksionale dhe të atakuarit kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Sipas saj, arsyet e protestës janë të shumta, që nga shpopullimi, krizat e njëpasnjëshme që siç tha ajo, nuk janë shkaktuar nga lufta apo situata të tjera gjeopolitike, por janë prej keqmenaxhimit të qeverisë në mandatin e tretë të saj dhe se është kërkesë që qytetarë e bëjnë më së shumti.
Hajdarmataj tha se është një lloj presioni ndaj Partisë Demokratike, si partia më e madhe opozitare që ka drejtuar vendin dhe ka qeverisur 2005-2013 e cila do të mbështesë qytetarët dhe do i udhëheqë drejt një akti demokratik si protestat.
Deklaratat e të dërguarit amerikan për Ballkanin Gabriel Eskobar, i cili kërkoi nga demokratët të mos ndjekin Sali Berishën dhe për të cilin ftoi prokurorinë të hetojë, e mohoi që protesta të jetë kundërpërgjigje për amerikanët, duke shtuar se janë paralajmëruar më herët, por se kushtet për organizimin e protestës erdhën tani.
Jemi në një situatë që po nga ai shtet vijnë deklarata se qeveria është e zhytur në korrupsion, disa ministra të kësaj qeverie janë pas hekurave, të tjerë janë në dyert e SPAK.
Sa po vidhet ky vend, sa po shpopullohet ky vend sa po abuzohet me taksat tona, këto janë shqetësimet tona të përditshme.
Deklarata të tilla vijnë në momente kur atakohet opozita apo lideri i saj që mbi 8 vjet nuk ka konsumuar asnjë pushtet, përtej pushtetit të fjalës, përballë një qeverie të zhytur në korrupsion, atëherë nuk jemi të drejtë.
Shqiptarët presin që PD ti drejtojë drejt protestave, protestat janë sinjal për qeverinë se ka gabuar.
Çdo politikan apo lëvizje matet me ndjekjen, mbështetjen apo besimin që qytetarët kanë qoftë te politikani dhe subjekti politik.
PD po mundohet që ti rikthejë vendit pluralizmin, çdo përpjekje të saj që aktorë të ndryshëm që nuk e duan këtë gjë, ta zhbëjnë. Qytetarët do të vendosin me votë, por tashmë vendi është në emergjencë, në kushtet e një diktatuea.
Lidhur me ambicien e shpallur prej saj për të garuar për bashkinë e Tropojës, një bashki tradicionalisht e djathtë, ajo tha se është ish-deputete e qarkut të Kukësit duke përfaqësuar Tropojën, shpalljen në rrjetet sociale, e shpjegon me faktin se donte të ishte një model për të inkurajuar gratë dhe vajzat e tjera që t’iu futen këtyre garave të një terreni mashkullor.
Kur unë po e bëj në Tropojë pse mos ta bëjnë të gjitha. PD përmes primareve po kthen besimin te vota, jo vetëm tek anëtarësia.
Por edhe mbështetësit simpatizantë dhe pjesa gri, është arsyeja për të besuar te meritokracia dhe vota. Për të promovuar primaret dhe për të ftuar simpatizantët që të regjistrohen se vota është në dorën e tyre dhe të shprehin vullnetin për cilin kandidat do votojnë.
Vendimmarrja është një nëpërmjet primareve. Besoj te meritokracia, CV-të dhe integriteti i dalë nga primaret. Arsyeja që e lançova është që të kemi më shumë gra dhe vajza në këto fushata.
Në vijim tha se edhe vetë mund të donte të shkonte në garë pa alternativë, por tha se të gjithë duhet të masin forcat se sa e kanë mbështetjen në elektorat.
Referuar pjesës tjetër të Partisë Demokratike, deklaroi se palët duhet ta kuptojnë se ka mbaruar lista e kryetarit dhe nuk ka më mbyllje liste në mënyrë klanore.
Të dalë secili dhe të masë forcat e veta. Aty janë mbështetësit. Përplasja nëse është interesash le të jetë e tillë, kësaj radhe jemi përgatitur për përplasje parimore dhe parimi bazë i statutit, është zgjedhja e personave nëpërmjet primareve.
Le të zbresin në bazë dhe të masin fuqitë e tyre. Të gjithë do e kenë rrugën e hapur. Çdo proces ka një fillim, përsosje në vazhdimësi, por nuk mund ta atakojmë në këtë fazë.
Qysh sot do zhvendosem 100% në Tropojë, atje do e bëj betejën time. Nëse nuk do kem takuar këdo, ndoshta do jetë kosto. Nuk mund të presim të bëjmë perfeksionin kur këtu nuk ka perfeksion në asgjë.
Njerëzve iu është vrarë shpirti i aktivizimit. PD është një model për të përzgjedhur më të rëndësishmet e saj nëpërmjet primareve.
Mendoj se është faza e parë më e rëndësishme, le ta provojmë dhe të ecim përpara. PD ka bërë risi që mund të jetë model dhe partitë e tjera që tashmë bëjnë vetëm emërime, jo më zgjedhje.
Sa i takon bashkëpunimit me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, Hajdarmataj thotë se nuk ndodhi sot dhe nuk përbën lajm.
Ne e kemi deklaruar dhe ftesa është e hapur për çdo parti që t’i rreshtohet kampit opozitar. Aty ka vend për këdo tjetër, nuk mundet Edi Rama apo rilindja që jemi për interesin kombëtar.
Jo vetëm Partia e Lirisë por çdo parti tjetër është e ftuar që t’i bashkohet aksionit elektoral. PD është partia më e madhe opozitare dhe i takon asaj që të ftojë të gjithë aktorët.



