Konservatorët e kryeministrit britanik Boris Johnson humbën kontrollin e bastioneve tradicionale në Londër dhe pësuan humbje në zona të tjera, gjatë zgjedhjeve lokale. Rezultatet e publikuara sot flasin për një votë ndëshkuese ndaj qeverisë, e cila është përballur me një seri skandalesh.
Partia e Johnson u rrëzua në Wandsworth, një bastion i konservatorëve me taksa të ulëta që nga viti 1978, ku votuesit përdorën zgjedhjet për të shprehur zemërimin për një krizë të kostos së jetesës dhe gjobat e vendosura ndaj kryeministrit për shkeljen e rregullave të Covid-it.
Konservatorët humbën kontrollin e bashkisë Barnet, e cila është mbajtur nga partia në të gjitha zgjedhjet përveç dy zgjedhjeve që nga viti 1964. Laburistët gjithashtu besojnë se kanë fituar për herë të parë këshillin e Westminster, një qark ku ndodhen shumica e institucioneve qeveritare "Ky është një goditje paralajmëruese nga votuesit konservatorë," tha Daniel Thomas, udhëheqësi konservator i këshillit Barnet.
Kujtojmë që Johnson fitoi shumicën më të të madhe që Partia Konservatore kishte arritur në 30 vite, në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës.



