
Meksika, Brazili dhe India kanë porositur rreth 200 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V kundër koronavirusit.
Menaxheri i përgjithshëm i RDIF, Kiril Dmitriev, e ka bërë të ditur këtë lajm, duke specifikuar se porosi të tjera priten nga shtatë vende në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë.
"Në një të ardhme të afërt do të përmendim shtatë vendet e tjera. Dhe ato janë vende të mëdha", tha Dmitriev në një konferencë shtypi virtuale të organizuar nga Interfax.
"Për arsye politike, vendet e BE dhe SHBA po përpiqen të mbështesin vaksinat e tyre dhe të parandalojnë blerjen e vaksinës ruse", shtoi ai.



