
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaron se rubla ruse është bërë një nga monedhat më të forta në botë që nga fillimi i këtij viti.
Ai shprehet se Europa, duke vendosur sanksione, arriti para në një rritje të inflacionit në vend.
Një vlerësim të tillë kreu i shtetit rus, e dha të enjten në mbledhjen e Këshillit për Zhvillimin Strategjik dhe Projektet Kombëtare.
Niveli i çmimeve në Rusi, pas një rritjeje serioze në mars-prill, praktikisht nuk ka ndryshuar që nga maji dhe rubla ruse është bërë një nga monedhat më të forta në botë që nga fillimi i vitit.
Sipas kreut të shtetit, ky rezultat u arrit përmes vendimeve për rregullimin e daljes së kapitalit, transferimin e pagesave të gazit në rubla, përdorimin aktiv të monedhave kombëtare me partnerët tregtarë dhe përmes një politike të përgjegjshme financiare.



