Gazetari Andon Kello në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV, bën me dije se SPAK kërkoi dënimin e Fredi Belerit me 2.6 vite burg për “korrupsion aktiv” në zgjedhje.
Gazetari thotë se tre aktivistë tentuan të digjnin flamurin e Vorio-Epirit në sy të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule.
Pretenca është lexuar nga prokurori i SPAK Adnan Xholi. Ka qenë një pretencë me 62 faqe, dhe të gjitha kanë të bëjnë me takimet e Belerit me të infiltruarin e policisë Arsen Rama, për të kryer shit-blerje votash. Sipas Prokurorisë bëhej fjalë për 13 vota për një shifër 400 euro, ku edhe vet Arsen Rama do përfitonte nga këto para. Në fund Prokuroria e Posaçme ka konkluduar që Beleri të dënohet me 2,6 vite burg. Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin, është arsyetuar se meqënëse s’është në gjendje të mirë shëndetësore, po ashtu edhe fëmija i tij s'është në gjendje të mirë shëndetësore, është kërkuar të dënohet me 4 vite shërbim prove. Beleri tha që nuk pret me asgjë nga ky proces gjyqësor, pasi jo vetëm Prokuroria, por edhe gjykata është nën presionin e Ramës. Gjyqtari Erion Çela është shprehur se ai personalisht nuk është i ndikuar për të dhënë vendime. Tre aktivistë të panjohur tentuan të djegin flamurin e flamuri i Vorio-Epirit në sy të kreut të PBDNJ Vangjel Dule. Autori quhej Bledar Çakalli, i cili s’ia doli ta djegë flamurin. Ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë”.



