Fabrika e pezulluar vijon shkarkimet në Lezhë/ Banori: Policia nuk ndërhyn. Lleshi: Do të protestojmë (VIDEO)

Fabrika e pezulluar vijon shkarkimet në Lezhë/ Banori: Policia nuk ndërhyn. Lleshi: Do të protestojmë (VIDEO)

Edhe pse Agjencia Kombëtare e Mjedisit prej disa ditësh ka nxjerrë një urdhër që fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë, INCA të ndalojë shkarkimet ujore, vendimi nuk është ekzekutuar.

Aktivistja Arlida Lleshaj nga Lezha, së bashku me qytetarë të tjerë të zonës tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se policia nuk e zbaton vendimin dhe për këtë arsye të shtunën do të zhvillohet një protestë para këtij institucioni.

Fabrika vijon të punojë.

Pasi AKM ka marrë vendimin e saj është detyra e policisë ta inspektojë këtë vendim. Kemi kallëzuar në polici kur fabrika ka qenë duke punuar. Të shtunën do të mblidhemi para Policisë Lezhë të protestojmë.

Aleks Gjoni, banor i kësaj zone tha gjithashtu se fabrika vijon të punojë, pavarësisht urdhrit sepse policia nuk merret me urdhrin e ekzekutimit.

E kemi dokumentin, është shtetëror, nuk është i fshehur i ka ardhur dhe Policisë së Lezhës, Agjencisë Rajonale të Mjedisit për pezullimin e shkarkimeve ujore. Kemi kërkuar dhe një verifikim të shkarkimeve ajrore, por na është kthyer përgjigje nga AKM që nuk kemi mjetet e duhura. Kjo është përgjigje për t’i ikur përgjegjësisë se mjete ka në privat, por s’kemi arritur t’i bëjmë.

Për çështjen e ujërave kemi pas bërë një palë analiza, AKM e ka gjetur në shkelje dhe e ka gjobitur me  10 milionë lekë gjobë. Nuk kemi një dokument të dytë që është lejuar të punojë. Kemi bërë disa video, ato nuk lëvizin. Kush paguhet që të ndjekë procesin që të zbatohet urdhri.

Kryesore është ndotja e ajrit. Ta shpjegojë AKM pse e ka mbyllur, ai vazhdon. E kemi filmuar duke shkarkuar ia kemi dërguar policisë, nuk bën asgjë, Nuk është detyra jonë ta ruajnë, ata kanë detyrë të merren. Nuk e di arsyen se pse nuk e bëjnë këtë.

Një tjetër banor, Andon Çuni tha se ata kanë komunikuar me pronarin e kësaj fabrike, Alban Zusin, por ai nuk jep asnjë arsye pse nuk e zbaton urdhrin.

Kemi komunikuar me biznesmenin. Bën të fortin, nuk e di ku e ka hallin. Çdo institucion kërkon mbylljen, asnjë gjë. Gjallesat më të fundit kemi mbet ne. Kemi shkuar me letra të rregullta, ai nuk e mbyll. Aroma po na tërbon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy