Protestat e përgjakshme të 2019-s, dalin videot ku shihet si u vranë protestuesit (VIDEO)

Protestat e përgjakshme të 2019-s, dalin videot ku shihet si u vranë protestuesit (VIDEO)

Midis 15 dhe 18 nëntorit 2019, qindra njerëz u vranë në Iran kur qeveria shtypi protestat që erdhën pas rritjes së çmimeve të benzinës. Qeveria mbylli linjat telefonike dhe aksesin në internet, por në qindra video që u publikuan, ushtarë me uniformë dhe policë shfaqeshin teksa qëllonin civilë të paarmatosur. France 24 shqyrtoi më shumë se 750 video dhe fotografi amatore, ku shfaqeshin qartë raste të lëndimeve dhe vrasjes së protestuesve.

Me përhapjen e protestave anembanë vendit më 16 nëntor, qeveria vendosi mbylljen pothuajse totale të aksesit në internet.

Ata që kanë marrë vetë pjesë në protesta i kanë dëshmuar ato përmes fotove dhe videove të realizuara me celularë. Një pjesëmarrës i protestës së mbajtur në Shahriar, periferi e klasës punëtore të Teheranit, i tha ekipit të vëzhguesve: “Kam bërë shumë fotografi dhe video, por interneti ishte mbyllur kështu që nuk mund t’i ndaja ato me të tjerët online. Në fund unë u detyrova t'i fshija sepse policia ndalonte njerëzit në rrugë dhe u kontrollonte celularët".

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë, qindra video dhe foto qarkulluan gjerësisht gjatë dhe pas mbylljes së internetit, veçanërisht në Telegram, aplikacioni i mesazheve që përdoret gjerësisht në Iran.

"Si gjithmonë në rrjetet sociale, imazhet qarkullonin me pak ose aspak informacion", thotë Ershad Alijani, redaktor i faqes Observers në persisht. "Njerëzit nuk e dinin se ku do t’i çonin".

Ekipi që monitoroi pamjet filmike u përqëndrua në katër zona: Shahriar, afër Teheranit; Sadra, afër Shirazit; Marivan në Perëndim; dhe Mahshahr në Gjirin Persik. Duke përdorur teknikat e gjeolokalizimit, ata identifikuan vendndodhjen e saktë të ngjarjeve që pasqyrohen në mbi 30 video, në të cilat njerëz me uniformë shfaqen duke qëlluar me armë, ndërsa në tokë ka civile të plagosur dhe të vrarë.

Amnesty International ka dokumentuar të paktën 304 vdekje gjatë protestave, në një raport që e publikoi më 16 dhjetor. Më 23 dhjetor, agjencia e lajmeve Reuters tha se rreth 1 500 njerëz u vranë brenda dy javësh, një numër për të cilin ata u referohen zyrtarëve iranianë të nivelit të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy