Lapaj: 25 prilli nxori disa të vërteta lakuriq, disa njerëz kanë marrë poste në mënyrë të padrejtë

Lapaj: 25 prilli nxori disa të vërteta lakuriq, disa njerëz kanë marrë poste në mënyrë të padrejtë

25 prilli sipas avokatit Adriatik Lapaj nxori disa të vërteta lakuriq për disa aktorë politikë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Lapaj tha se ky sistem zgjedhor tregoi fuqinë e secilit dhe siç u shpreh ai “ata që janë konsideruar personalitete dhe nuk kanë marrë vota tregon se me ta publiku i ka larë duart dhe duhet të hapin rrugën”.

“Më 25 prill ndodhën një palë zgjedhje. Mundohem ta shoh gotën gjysmë plot sepse sistemi zgjedhor që është në fuqi për herë të parë me këtë formulë ka nxjerrë disa të vërteta lakuriq për disa njerëz që ndoshta kanë marrë poste në mënyrë të padrejtë. Kjo mënyrë tregon qartë fuqinë e secilit. Ata që janë konsideruar personalitete dhe nuk kanë marrë vota tregon se me ta publiku i ka larë duart dhe duhet të hapin rrugën. Përballë qytetarit ata që kanë pak vota nuk e kanë moralin të mbajnë mandate përballë qytetarëve të tyre. Ka vend për përmirësim. Nëse sot duam të gjejmë një fajtor, unë nuk mendoj kështu. Mendoj se demokracia është proces. Një mandat i tretë për një qeverisje që s’ka qenë e mirë është problem. Se përse ka ardhur është se liderit të opozitës i kanë vendosur kushte dhe nën presion,  por realiteti politik tregon se s’kanë vota dhe sot ne marrim kostot e disa njerëzve”, Adriatik Lapaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy