Çështja e klimës, Meksi: Financimet nuk mjaftojnë, duhen rregulla të forta kundër prerjes së pyjeve (VIDEO)

Çështja e klimës, Meksi: Financimet nuk mjaftojnë, duhen rregulla të forta kundër prerjes së pyjeve (VIDEO)

100 udhëheqës botërorë angazhohen t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030. Do të përdoren 19.2 miliardë dollarë, për mbrojtjen dhe ripërtëritjen e pyjeve të tokës. U synua kjo edhe në vitin 2014, por dështoi.

Këshilltarja për klimën në GIZ, Merita Meksi në një intervistë për MCN TV tha se çështja e klimës është kthyer tashmë në emergjencë e gjithë globit. Sipas saj financimet e dhëna për klimën nuk janë të mjaftueshme nëse bashkë me to nuk do të ketë edhe rregulla të forta kundër prerjes së pyjeve. Mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres se i duhet dhënë fund trajtimit të natyrës si tualet, Meksi tha se duhet ta dëgjojnë të gjitha vendet, duke theksuar në veçanti ato që ndotin më shumë si Kina dhe India.

Intervista:

Mendoni se do të arrihet këtë herë dhe cilat janë efektet që mund të shohim në 5 vitet e para?

Meksi: Çështja e klimës është bërë emergjencë e gjithë globit. Liderët janë mbledhur kanë dhënë edhe financime, por nëse nuk bashkëngjiten me rregulla të forta kundër prerjes së pyjeve nuk mund të arrihet. Ka vetëm një instrument në gjithë globin konventa për limitimin e kimikatit që hollon ozonin. Kjo dha rezultate kur u bë e detyrueshme për çdo vend, përveç atyre me ekonomi të brishtë. Edhe këto të klimës nëse mbeten vetëm në financime do të jetë shumë e vështirë.

Dje, KE u angazhuar për të reduktuar emetimet deri në vitin 2030. Nga ana tjetër, India, ndotësi i tretë më i madh në botë, tha se mund ta bëjë këtë në 2070. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se i duhet dhënë fund trajtimit të natyrës si tualet. Një mesazh i fortë, që duhet ta dëgjojë cili vend më shumë?

Meksi: Më pëlqeu shumë mesazhi i tij dhe të gjitha vendet duhet ta dëgjojnë, në veçanti vendet që ndotin më shumë si Kina dhe India. Mendoj se të gjithë duhet të bëjnë punën e vet, por pritet që vendet më të zhvilluara të japin kontribut më të madh. Rolin më të madh për këto fonde e kanë vendet e zhvilluara.

Qëllimi global është për të ruajtur rritjen mesatare globale të temperaturës nën 2 gradë Celsius dhe për të vazhduar përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 gradë Celsius.  Cilat do ishin pasojat, nëse kjo nuk ndodh?

Meksi: Ka disa skenarë për ndryshimet klimatike të cilat japin disa trendë për temperaturën në botë. Kjo varet nga disa faktorë që ndikojnë. Në rastin e Shqipërisë që deri në 2100 mund të arrijmë 150 ditë pa shi që do të ketë ndikim shumë të madh në një sërë sektorësh nga rritja e temperaturës. Raportet kanë treguar se për 100 vjet mund të rritet me 1 metër niveli i detit dhe në rastin më të keq 5 metra dhe mund të humbasim një pjesë të bregdetit.

Flasim për mjedisin në Shqipëri. Cilat gjykoni se janë sfidat imediate që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje?

Meksi: Ne jemi shumë mbrapa me plotësimin e disa standardeve.

Mbetjet urbane janë dështim I shumë bashkive ne vend. Çfarë mund të bëjmë, fillimisht ne si qytetar dhe më pas autoritetet, për të vënë nën kontroll situatën?

Meksi: Nuk jam eksperte e mbetjeve por e kuptoj problematikën, nuk është dështim vetëm i bashkive por i të gjithë neve. Plehrat nëpër male i kemi hedhur ne jo bashkia. Mendoj se duhet ta nisim nga vetja dhe do shumë kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy