
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e saj. Burimet bëjnë të ditur se zjarri në banesën e 52-vjecares Kozeta Teço dyshohet se ka qene I qëllimshëm. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune. Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie.
Gazetarja Elsa Xhindole në njël idhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se 52-vjeçarja kishte probleme ekonomike dhe probleme të shëndetit mendor.
Dyshimet janë se zjarri është vendosur për të fshehur provat. Nga këqyrja e trupit të viktimës janë konstatuar shenja dhune. Pista kryesore e hetimit është vrasja për motive pronësie 52-vjeçarja jetonte e veten në banesë dhe kishte probleme ekonomike dhe probleme të shëndetit mendor. Janë sekuestruar dy kamera. Policia ka marrë në pyetje disa persona.



