Olsian Çela raporton para KLP, zbulon prokurorinë me performancën më të ulët

Olsian Çela raporton para KLP, zbulon prokurorinë me performancën më të ulët

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela raportoi ditën e sotme para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punën e vitit të lënë pas dhe nevojat e organit të akuzës.

Ai deklaroi se katër prokurori kanë tregues nën 50 % të çështjeve të përfunduara brenda vitit 2024.

Si prokurorinë me performancën më të ulët, ai veçoi atë të Sarandës.

Drupal Ad

Vërehet se Prokuroria Sarandë ka performancën më të ulët pasi janë përfunduar vetëm 35% e procedimeve në ndjekje, dhe vijon me rend rritës në Prokurorinë Vlorë 42 %, Prokurorinë Korçë 48 % dhe Prokurorinë Berat 49 %.

Tregues me performancë më të lartë vërehen në prokuroritë Shkodër, Dibër e Kukës, që kanë përfunduar mbi 68% të procedimeve në ndjekje ndërkohë që në prokuroritë e tjera ky raport varion nga 50 % deri 56%.

Ngarkesa mesatare për çështjet e përfunduara sipas numrit faktik të prokurorëve në vitin 2024 rezulton se është më e lartë me 156 çështje të përfunduara, në Prokurorinë Tiranë dhe më e ulët me 100 çështje të përfunduara, në Prokurorinë Vlorë.

Mesatarja e çështjeve të regjistruara gjatë vitit 2024 në raport me numrin faktik të prokurorëve në prokuroritë e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm në rang vendi, rezulton të jetë 135 procedime penale për çdo prokuror, një nga treguesit që nevojitet të mbahet në konsideratë për shpërndarjen e balancuar të numrit të prokurorëve në rang vendi.

Nga të dhënat rezulton se prokuroritë Sarandë, Shkodër e Tiranë kanë mesataren më të lartë dhe mbi këtë mesatare në rang vendi.

Çela shtoi më tej se në analizë të ngarkesës mesatare faktike, bazuar në procedimet në ndjekje, situata rezulton më e rënduar në prokuroritë Tiranë, Sarandë, Fier e Elbasan me një mesatare të ngarkesës nga 309 në 271 procedime për çdo prokuror, ndërsa ngarkesa mesatare faktike më e ulët është në prokuroritë Kukës, Dibër, Gjirokastër, ku varion nga 158 në 202 procedime.

Ngarkesa mesatare për prokurorë faktikë në vitin 2024, rezulton të jetë 391 çështje.

Çela shtoi se në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209.

Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65% të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35% të numrit të prokurorëve.

Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik; 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasur me numrin organik dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy