Kryemadhi: Qeveria i fal koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë €. Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë 60 milionë € për dherat (VIDEO)

Kryemadhi: Qeveria i fal koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë €. Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë 60 milionë € për dherat (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët paraqiti sot përmes një prezantimi prova për shkelje të projektit të inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi tha se prezentimi vjen sot pas një viti puën intensive për të paraqitur provat e faktuara, të cilat dëshmojnë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare.

Ky prezantim është produkt i një pune shumë voluminoze, vjen sot pas një viti punë intensive, të pa ndalur dhe konstistente.

Janë marrë në analizë të detajuar puna e të gjitha institucioneve publike që kanë lidhje me këtë skemë korruptive.

Shkeljet ligjore për miratimin e kontratës koncesionare i kemi faktuar kohë më parë, ndërsa tani po vazhdojmë të dëshmojmë se si po zbatohet kjo kontratë koncesionare.

Fokusi është vendosur tek zbatimi i kontratës.

Do të shikoni si vidhen shqiptarët, si mashtrohen, si dëmtohet shëndeti i qytetarëve të Tiranës dhe skandale nga më të padëgjuarat, që vetëm mendja dibolike dhe e sëmurë për korrupsion e Erion Veliaj, mund të kryejnë këto shkelje.

Kemi analizuar të dhëna dhe informata komplekse, duke ndjekur rrugën e procedurave dhe të parasë publike, se si është shkelur ligji, kush janë përgjegjësit, si janë shpërdoruar paratë publike, kush kanë qenë përfituesit.

Kryemadhi nga hetimet vëren se inceneratori i Tiranës paguhet nga shteti pa u monitoruar kontrata.

Bashkia Tiranë nuk ka çuar përfaqësues në NJZP, thotë deputetja Kryemadhi.

Monitorimi nga Autoriteti Kontraktues dhe Bashkia Tiranë nuk funksionon. Njësia e Zbatimit të Projektit nuk është formuar. Kontrata e Koncesionit të Inceneratorit të Tiranës funksionon vetëm për të paguar koncesionarin ndërkohë, që nuk ka asnjë përmbushje detyrimi nga koncesionari.

Qeveria nuk ka ndaluar pagesat, ndërsa ka qenë në dijeni për mosfunksionimin e NJZP nga raporti i Supervizorit të punimeve.

Erion Veliaj ka zgjedhur të mos çojë përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë në NJZP, ndërkohë ka vijuar pagesat për shërbimin e faturuar me 29 Euro/Ton. Shërbim ky që nuk mund të ofrohej, pasi, vetë NJZP e ka konstatuar se projekti nuk është realizuar.

Kryemadhi denoncon se qeveria i fal koncesionarit të inceneratorit të Tiranës 8.5 milionë euro.

Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore dhe sipas Kryemadhi, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.

Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante.

Sipas saj, Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë inceneratorit.

Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti çonin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës.

Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari I shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar.

Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si, inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit.

Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte skandaloze:

1.         Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti I parë I marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.

2.         Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat I ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli i koncesionarit ka qenë përfitimi i pagesave dhe jo realisht depozitimi I dherave.

Droni i teknologjisë së fundit që ka përdorur Kryemadhi, së bashku me llogaritjet e stafit të inxhinierëve pranë saj, tregojnë për Hortofoto me koordinata të qarta.

Kryemadhi tha se faktet e provat e zbuluara nga droni nxjerrin zbuluar korrupsionin shtetëror dhe provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme faktin se pa mbështetje qeveritare kontrata e koncesionit të inceneratorit të Tiranës nuk do të financohej asnjë qindarkë më tej nga paratë e shqiptarëve.

Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, media, apo çdo institucion i brendshëm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën.

15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit  kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë.

Edhe liqene janë bërë tokë.

Lidhur me këtë denoncim, deputetja Kryemadhi firmosi live shtesë kallëzimin e drejtuar ndaj SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka lejuar një ndërtim pa leje në 15 hektarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy